Pedofilia, dhimbja e Papës
Gazeta Shqiptare 17.4.2010
Pedofilia, dhimbja e Papës
"La Repubblica"
Vatikan- Ne fillim "keqardhja dhe turpi" tani "pendesa". Vazhdon keshtu rrugetimi i Benedettos XVI per te përballuar rastin delikat të pedofilisë në kishë. Dje Papati ka bërë një referim jo të drejtëpërdrejtë gjatë predikimit në kishën Paolina në Vatikan, pa u shprehur në mënyrë direkte ashtu sikurse në letrën pastorale të katolikëve irlandezë. Por konteksti ishte i qartë për të gjithë. "Ne kristianët, ka thënë ai, dhe gjatë kohëve të fundit, kemi evituar shpesh fjalën pendesë", por "tani, nën sulmet e botës që flet për mëkatet tona, shohim se të bësh pendesë është mirë dhe shohim sesa është e nevojshme pendesa".
Çështja e abuzimeve seksuale të kryera nga priftërinjtë mbi fëmijët vazhdon të marrë gjithë preokupimin në Pallatet e Shenjta. Dje (dy ditë më parë) e përditshmja online franceze Golias.fr publikoi një letër të shkruar në 2001 nga prefekti i atëhershëm i Urdhërit të Klerit, kardinalit kolumbian Dario Castrillon Hoyos, e drejtuar për Pierre Pican, peshkopi i Bayeux, i cili disa ditë më parë u dënua me tre muaj burg me kushtin se nuk kishte denoncuar një prift pedofil në dioqezën e tij: "Përshëndetem me ju, shkruan Castrillon, që nuk keni denoncuar një prift në administratën civile". Një sjellje që sipas shkruesit të letrës, duhet të merrej si shembull. "Ju keni reaguar mirë, vazhdonte letra, dhe më bëhet qejfi të kem një vëlla që në sytë e historisë dhe në sytë e të gjithë peshkopëve të botës preferoi burgun më shumë sesa të denoncojë djalin e tij prift".
Eshtë krejt i ndryshëm pozicioni i prefektit aktual të këtij unioni, kardinalit Claudio Hummes, në letrën e dërguar pak ditë më parë në mbyllje të vitit priftëror. "Disa priftërinj, por proporpocionalisht shumë pak, kanë kryer krime të tmerrshme dhe të rënda abuzimesh seksuale ndaj minorenëve, fakte, të cilat në mënyrë absolute e intrasengjente duhet ti refuzojmë dhe t'i dënojmë. Ata duhet të përgjigjen përpara Zotit dhe përpara gjykatave, edhe civile". Letra zyrtare e Castrillon, përsëriti zëdhënësi i Vatikanit, Federico Lombardi "nuk përfaqëson linjën pranë Selisë së Shenjtë".
Për këtë çështje ndërhyri edhe monsinjor Mariano Crociata, sekretar i përgjithshëm i Selisë së Shenjtë, duke kërkuar bashkëpunim edhe me autoritetet kompetente. "Italia, shpjegoi ai, është një nga ato vendet në të cilat ligji civil nuk parashikon detyrimin për denoncim. I përmbahemi referimeve të përgjithshme që vetë Papa ka dhënë në letrën e katolikëve të Irlandës, që do të thotë bashkëpunimin maksimal që mund të shprehet, duke ftuar viktimat apo edhe fajtorët që nuk do të kietë për ta asnjë pengesë, pasi drejtësia civile do të vazhdojë punën e vet".
Monsinjor Crociata fliste për diferencat e prezantimit të një takimi të Selisë së Shenjtë me titull "dëshmitarë dixhital". Në një kërkim të shpejtë del që 1 prift, në 2 konsulta në internet për të përgatitur meshat, 9 nga 10 hyjnë në internet çdo ditë, dhe 1 në pesë priftërinj përdorin ëebin për t'u lutur.
- Grupi Dora-Dores
- Alliance of Civilizations: Experiences and Challenges - Press and inter- religious co-habitation in Albania
- Megi Mulita_ Winner of the first prize of the AoC Essay competition
- Krerë të Komuniteteve fetare kërkojnë ndryshimin e ligjit të arsimit të lartë Myslimanët: Mos ndaloni shaminë në shkolla
- Për pasqyrimin në shtypin shqiptar të çështjeve që lidhen me fenë dhe marrëdhëniet ndërfetare (25 Nëntor 2009 - 3 Shkurt 2010)
- Raporti i DASH: Shqipëria respekton liritë fetare
- Realitete osmane në mjedisin shqiptar: islamizimi i shqiptarëve të Maqedonisë (shek. 15-18)
- Pasqyrimi në shtypin shqiptar i çështjeve që lidhen me fenë dhe marrëdhëniet ndërfetare -1 gusht-14 nëntor 2010
- AFALC organizon trajnimin e katert per Gazetarine Nderkulturore
- Fillimet e erës osmane në qytetin e Gjirokastrës



del.icio.us
Digg
Comments (0 posted):
Post your comment