Muca: Femrat e pambuluara, ligji i drejte
Jam kundër perçes, e pro shamisë”. Kjo ka qenë deklarata e djeshme e Selim Muçës, i pyetur mbi miratimin në Francë të ligjit që ndalon femrat me perçe në rrugë. Kreu i Komunitetit Musliman në Shqipëri e ka komentuar ligjin francez në një mënyrë disi të ftohtë, pothuaj i “dorëzuar” para një fakti që është i pakundërshtueshëm, por ka theksuar se perçja nuk kërkohet nga feja, ndaj nuk është problem ndalimi i saj. Në intervistën e mëposhtme dhënë për “Gazetën Shqiptare” ai është shprehur se e sheh të pamundur miratimin e tij në vende të tjera, si Gjermania apo Zvicra, e megjithatë, edhe vetë ai është dakord që femrat të mos mbulojnë gjithë fytyrën, duke mos mundur, sipas tij, të “shohin hënën dhe diellin”. Duke sqaruar se perçja është lloji i mbulimit që lë jashtë vetëm sytë, ai ka theksuar se në Shqipëri palët janë më tolerante dhe se nuk do të ketë probleme të tilla. Muça, megjithëse thotë se vajzat e rritura duhet të mbulohen, shprehet se rregullat duhen zbatuar. Miratimi i këtij ligji në Francë, u parapri nga një debat i gjerë mbi femrat e mbuluara. Vendimi i marrë në Paris gjen terren për t’u diskutuar edhe në vendin tonë, pasi femrat myslimane të mbuluara, jo pak herë janë përballuar me probleme për shkak të veshjes së tyre. Kohë më parë, Ministria e Brendshme dhe Komuniteti Mysliman, pas një përplasje mes tyre, arritën një marrëveshje për lejimin e fotografimit të femrave myslimane me shaminë e kokës, gjatë aplikimit për kartat e identitetit.
Si e komentoni miratimin në Francë, të ligjit që ndalon daljen në rrugë të femrave të mbuluara me perçe?
Unë e mora vesh lajmin për atë që ka ndodhur në Francë. Ata e kanë dhënë mendimin e tyre, madje e kanë vendosur se çfarë të bëjnë me një ligj. Unë s’mund të komentoj ligjin e tyre, megjithëse më duhet të them se është shamia e nevojshme, e jo perçja.
Një ligj i tillë pritet të miratohet edhe në Gjermani e Zvicër... Cili mendoni se do të jetë impakti i tij në Shqipëri e rajon?
Nuk besoj se do ta miratojnë, megjithatë ata kanë të drejtën e tyre. Janë shtete që i vendosin vetë ligjet e rregullat, e nëse e miratojnë, unë nuk shoh diçka që mund të bëj apo të them, por sipas meje nuk duhet bërë, sepse nuk shkakton asnjë problem të qenit e mbuluar. Unë mendoj se femrat nuk duhen mbuluar me perçe, duke lënë jashtë vetëm sytë. Jam dakord që të mbulojnë trupin, flokët deri tek balli, veshët, qafën, por jo të gjithë fytyrën bashkë me vetullat. Sa i takon impaktit, nuk besoj të ketë ndonjë ndikim të madh në vendin tonë.
Pra, ju jeni dakord që femrat të mbulohen, jo me perçe, vetëm me shami, e kjo sipas jush nuk duhet ndaluar?
Po, duhet të mbulohet trupi dhe koka me ferexhe. Unë nuk e shoh të domosdoshme perçen, sepse as nga ana fetare nuk kërkohet. Pra, feja nuk kërkon mbulimin e fytyrës, faqeve apo hundës. Ka edhe vende të tjera islame ku gratë janë të mbuluara, por me shami e jo me perçe, sepse kjo e fundit të ndalon të shohësh edhe diellin e hënën.
Ka pasur edhe në vendin tonë disa diskutime mbi femrat e mbuluara. A duhen lejuar ato nëpër shkolla?
Shkollat e mesme janë shkolla që kanë rregullore të veçantë. Deri në këtë moshë vajzat janë ende të vogla dhe të pazhvilluara. Për këtë arsye nuk është shumë problem nëse janë të pambuluara, sepse ende nuk e kanë arritur moshën kur duhet të vënë shaminë. Rregullores së një shkolle, gjithsesi duhet t’i bindemi, duhet ta respektojmë.
Ju thoni se nuk është problem nëse ndalohen në shkollat e vendit tonë vajzat me shami?
Fëmijët në gjimnaze janë relativisht të rritura. Them se duhen të jenë të mbuluara vajzat kur ato janë të mëdha, por nëse rregullorja e ndalon, ajo duhet zbatuar.
E mirëprisni një ligj si ai francez, në Shqipëri?
Unë nuk e mirëpres miratimin e një ligji si ai apo të ngjashëm, por duke pasur parasysh se ne në Shqipëri jemi disi më ndryshe sa i takon fesë, pra jemi më tolerantë, nuk besoj se do të kemi probleme të tilla, apo debate siç ndodhi në Francë. Feja nuk e kërkon me domosdoshmëri perçen, por shaminë, dhe kjo është ndryshe. Unë jam dakord që të mos lejohet perçja, por nuk jam dakord që të ndalohet shamia.
- Grupi Dora-Dores
- Alliance of Civilizations: Experiences and Challenges - Press and inter- religious co-habitation in Albania
- Megi Mulita_ Winner of the first prize of the AoC Essay competition
- Krerë të Komuniteteve fetare kërkojnë ndryshimin e ligjit të arsimit të lartë Myslimanët: Mos ndaloni shaminë në shkolla
- Për pasqyrimin në shtypin shqiptar të çështjeve që lidhen me fenë dhe marrëdhëniet ndërfetare (25 Nëntor 2009 - 3 Shkurt 2010)
- Raporti i DASH: Shqipëria respekton liritë fetare
- Realitete osmane në mjedisin shqiptar: islamizimi i shqiptarëve të Maqedonisë (shek. 15-18)
- Pasqyrimi në shtypin shqiptar i çështjeve që lidhen me fenë dhe marrëdhëniet ndërfetare -1 gusht-14 nëntor 2010
- AFALC organizon trajnimin e katert per Gazetarine Nderkulturore
- Fillimet e erës osmane në qytetin e Gjirokastrës



del.icio.us
Digg
Comments (0 posted):
Post your comment