Vatikani si parajsë fiskale
Kisha Katolike predikon mirë, por vepron keq
Për të gjetur parajsat fiskale nuk është e nevojshme të shkosh në ishujt Kajman, në Lihtenshtejn, në Malajzi apo Kosta Rikë etj., pasi me sytë e një shoqërie offshore po shihet çdo ditë e më shumë financa e kishës së Ratzingerit. Kushdo që mendon se në Vatikan sot pedofilia është problematika e ditës, gabohet. Sikur të mos mjaftonin skandalet e panumërta seksuale të zbardhura pothuajse në të gjithë botën, një seri skandalesh financiare ka trokitur portën e Zotit e po lëkund themelet e shtëpisë së Kishës Katolike, Vatikanit.
Të nuhatura prej vitesh, një seri vjedhjesh të vogla e të mëdha, financime të paligjshme me qëllime aspak bamirëse, por veçse përfitimi nga kuotat monetare “publike” të qytetarëve e shtetit, taksa të papaguara, bilance të fshehura, sekrete bankare të papenetrueshme, bashkëpunime mafioze formojnë atë çka sot përmblidhet vetëm me një emër, skandal financiar i sistemit ekonomik të Kishës Katolike të Vatikanit.
Ky sistem aktualisht njeh tre bilance me një vlerë real qëllimisht të panjohur: bilanci i Selisë së Shenjtë, bilanci i shtetit të Vatikanit dhe ai i San Pietros i përbërë nga dhuratat që Papa merr çdo ditë nga çdo anë e botës. Ky sistem konsiderohet një holding i vërtetë e i madh financiar, një makinë parash me lehtësira të konsiderueshme të stimuluara nga shteti, me pasuri të tundshme e të patundshme të pastimueshme. Priftërinj që blejnë objekte super të shtrenjta për qëllime fetare duke i kthyer shpejt në hotele e parqe turistike apo restorante, banka, spitale, media (tv, radio, internet) nën pronësinë e Kishës. Të gjitha këto janë një burim i vazhdueshëm përfitimi. Për të gjetur parajsat fiskale nuk është e nevojshme të shkosh në ishujt Kajman, në Lihtenshtejn, në Malajzi apo Kosta Rikë etj., pasi me sytë e një shoqërie offshore po shihet çdo ditë e më shumë financa e kishës së Ratzingerit. Pra, në thelb dyshohet se Kisha Katolike operon në mënyrë jo korrekte me atë çka është qëllimi e misioni i saj, pra e thënë me dy fjalë, “ajo predikon mirë e vepron keq”.
Gjermania e Italia janë dy shtetet ku financa e Vatikanit akuzohet të jetë një parajsë fiskale e ku tashmë kjo akuzë ka marrë trajtën e një investigimi e procesi të vërtetë juridik .
Banka e Vatikanit I.O.R (Instituti për Vepra Fetare), një bankë si të tjerat?
Prokuroria e Romës momentalisht po investigon për përfshirjen e mundshme të dhjetë grupeve bankare ku hyjnë kolosë si Unicredit e Intesa San Polo si dhe banka të vogla territoriale, që së bashku kanë kryer veprime financiare të stimuara 180 milionë euro me anë të një llogarie të vetme bankare aktive pranë Bakës së Vatikanit I.O.R. Gjithnjë sipas prokurorisë së Romës, kjo llogari “fetare” nuk është gjë tjetër vetëm një mashtrim financiar ku transferohen kapitale të shoqërive apo dhe kapitale private që i fshihen sistemit fiskal italian. Ky dyshim lindi nga një verifikim i thjeshtë i emrave të disa klientëve rezultati i të cilit qe: gjeneralitete false. Kjo do të thotë një dhunim i normave e sanksioneve të riciklimit të parasë. E problemi thelbësor mbetet ai I.O.R, e cila është një bankë e huaj e ndaj të cilës shteti italian nuk vë dot dorë.
Banka e Vatikanit I.O.R (Instituti për Vepra Fetare) gjendet brenda Vatikanit në një ndërtesë me mure të larta e të shpeshta dhe e ndërtuar më ‘400 nga Niccolo V. Hyhet në të me anë të një porte të thjeshtë, pa një shenjë apo simbol e vetëm prezenca e rojeve zvicerane identifikon rëndësinë e saj. Një sallë kompjuteri, një sportel i vetëm e një bankomat unik e ku sipas parashikimeve më të kujdesshme llogaritet se janë depozituar rreth 5 miliardë euro. I.O.R i ngjan një vrime të zezë ku askush nuk sheh dot e zyrtarisht është një organizëm financiar i Vatikanit me përfitime që shkojnë në favor të veprave fetare. Çdo klient pajiset me një teserë krediti me një numër të kodifikuar pa emër e foto e kjo është mënyra e vetme e identifikimit të tyre. I.O.R nuk ka një simbol, nuk ka bllok çeqesh e nuk lëshon asnjë faturë, por kushdo që kërkon të pajiset me to duhet të mbështetet te binjakëzimi që Banka e Vatikanit ka me Bankën e Romës. Llogarinë bankare një klient mund ta hapë në euro apo në valutë të huaj e mund të japë të marrë, të transferojë në banka të tjera çdo sasi parash, në çdo moment e pa asnjë kontroll. E pikërisht për këtë të fundit në ambientet financiare thuhet se I.O.R është ideale për këdo që zotëron kapitale e kërkon të rrijë anonim. Klientët e Bankës së Vatikanit duhet të jenë eksponentë të botës fetare, institucioneve e organizmave të saj, laikë me nënshtetësi vatikane, diplomatë të akredituar në Selinë e Shenjtë, nëpunës të Vatikanit si dhe një kategori personash të seleksionuar me kritere sekretisht të panjohura. I.O.R u ofron klientëve të saj, midis të cilëve dhe persona me probleme me drejtësinë, avantazhe e rendimente nga më të mirat të hedge found e mbi të gjitha u ofron sekret total. Kjo bankë ka si paraardhëse Komisionin “Ad pias causas” ngritur më 1887 nga Papa Leone XIII me qëllim konvertimin e ofertave të besimtarëve në një fond të thjeshtë e të përbashkët. Më 1908 u realizua reforma e parë financiare në Vatikan e nën nismën e Papa Piut X ky komision mori emrin Administrata Speciale e Veprave Fetare. Personi më i rëndësishëm, i cili hodhi bazat e administrimit të kapitalit financiar të Vatikanit, qe laiku inxhinier Bernardino Nogara, një bankier i aftë, anëtar i delegacionit që pas Luftës së Parë Botërore negocioi për Traktatin e Paqes. Kardinali i Nju Jorkut, Francis Spellman ka shprehur një epitaf të paharruar për të: “Pas Jezu Krishtit, gjëja më e madhe që i ka ndodhur Kishës Katolike, është Bernardino Nogara” e falë aftësive të tij I.O.R u transformua në një mbretëri të vërtetë financiare, industriale e ndërtimore. Dy ishin kushtet të cilat ai i shtroi para Papës Piu XI për të pranuar funksionin të tij: Çdo investim që zgjedh të kryejë, duhet të jetë komplet i lirë nga çfarëdolloj konsiderate fetare apo doktrinale, si dhe të jetë i lirë të investojë fondet e Vatikanit në çdo anë të botës. Papa pranon e kështu hapet rruga e spekulimeve monetare e operacioneve në bursë, përfshirë dhe blerjen e aksioneve nga shoqëri që kryejnë aktivitet në kontrast të plotë me rregullat e katolicizmit. Prodhime, si armë, bomba, artileri e rëndë etj., edhe pse Kisha Katolike i dënonte shpesh, Nogara blinte aksionet e këtyre shoqërive e mbushte kasafortën e San Pietros. Shembull historik qe viti 1935, kur Benito Musolini kishte nevojë për armë për fushatën e Etiopisë e një sasi e konsiderueshme iu furnizua nga fabrika e municionit që Bernardino Nogara kishte blerë për Vatikanin. Më 27 qershor 1942 Administrata Speciale e Veprave Fetare merr emrin Instituti i Veprave Fetare (I.O.R) e lind kështu një ent bankar me një autonomi juridike e me detyrë jo vetëm të mbledhë të mirat për Kishën e Shenjtë, por dhe të administrojë paratë e pasuritë që i besohen këtij institucioni.
Sot, edhe pse kishat janë pothuajse gjysmë të boshatisura, arkat e tyre janë plot. Një lumë parash mbushin çdo ditë arkën e Vatikanit nga të gjitha kombet e komunitetet shumica e të cilëve është me besim të krishterë. Oferta, dhurime, trashëgimi, kuota të impostuara rrisin financat e shtëpisë së Zotit shoqëruar së fundmi me mjaft pikëpyetje: Sa për qind e kësaj pasurie përfundon drejtpërdrejt në projekte humanitare (qëllimi kryesor për të cilën Banka e Vatikanit është ndërtuar)? Sa të ardhura përfundojnë në investime të dyshimta industriale, imobiliare e në biznese të fshehura?
Pasuria e fshehur e Kishës Katolike Gjermane - Akuzat e të përjavshmes “Spiegel”
Kisha Katolike Gjermane po shton në mënyrë serioze numrin e akuzave ndaj sistemit ekonomik të Vatikanit, i dyshuar si një shoqëri offshore, pra jo gjë tjetër veçse një parajsë fiskale. Revista e përjavshme gjermane “Spiegel” në faqet e saj ka denoncuar vetëm pak ditë më parë administrimin e fshehur që Kisha Katolike Gjermane bën me të mirat e saj materiale. Gjithçka nisi në orët e para të një mëngjesi, kur prifti Hans S. pati në banesën e tij, pra në kishë, një vizitë të papritur nga autoritetet gjermane. Pas një kontrolli të shpejtë në dhomë, iu gjetën të fshehura rreth 130 mijë euro. Pyetjes se nga vinin këto para, prifti nuk diti t’i jepte përgjigje. Dyshohet se prifti Hans S. ka përvesuar rreth 1 milion e gjysmë euro nga koleksioni e nga fondi i një kishe tjetër. “Kisha Katolike deklaron se është e varfër, por e vërteta është se ajo e fsheh pasurinë e saj”, - deklaron politologu i njohur berlinez, Carsten Frerk, që pas vitesh studime e kërkime ka publikuar “Violettbuch Kirschenfinanzen”, libri ngjyrë vjollcë i Financës së Kishës. Kjo ngjyrë, sipas liturgjisë katolike, është ngjyra e vdekjes. Frerk stimon se pasuria e kishës gjermane është e barasvlershme me 50 miliardë euro, shifër kjo e hedhur poshtë nga hierarkia e krishterë, duke e quajtur “shifër frut i një paragjykimi, fals e i ardhur nga një ateist”. Sipas revistës “Spiegel” një nga pikat kyçe të kësaj çështjeje është sekreti i konfesimit bankar. Në Gjermani i vetmi aspekt publik i financës së kishës, është bilanci i dioqezës, por dhe ky është i dyfishtë, publik e sekret. Nga 27 dioqeza , 25 prej tyre kanë refuzuar të japin informacion për bilancin bankar, duke u mbrojtur se “nuk është në shërbim publik”. Në këshillat e dioqezave bëjnë pjesë dhe përfaqësues laikë, shpesh anëtarë të vigjilencës financiare. Por sipas investigimeve të kryera nga “Spiegel” bilanci i vërtetë i selisë së dioqezës i mbahej fshehur dhe vetë këshillit. Edhe pse në mënyrë institucionale, shteti e kisha në Gjermani janë të ndara, mjaft prej kontributeve financiare si për konferenca, biblioteka, përgatitje pedagogjike etj. janë finalizuar nga shteti. Këtë vit pjesa më e madhe e 45 milionë eurove të destinuara për Karitasin gjerman ka ardhur nga qeveria. Vetëm taksa fetare e impostuar në këtë shtet ka mbushur me mbi 10 miliardë euro arkën e Kishës Katolike Gjermane. “Spiegel” mbron tezën e ekzistencës së një bote financiare paralele që mbush llogaritë bankare e fsheh të ardhurat. Është një sistem i konsoliduar në shekuj nga forca e fuqishme e Kishës Katolike.
Shteti i Vatikanit dhe Bashkimi Evropian
Vatikani dhe Bashkimi Evropian kanë sigluar në Bruksel një konventë të re monetare, e hyrë në fuqi më 1 janar të 2010-s. Dikur një konventë e tillë nënshkruhej me ndërmjetësinë e shtetit italian, ndërsa kjo është hera e parë që stabilizohet drejtpërdrejt nga shteti i Vatikanit dhe Bashkimi Evropian. Ajo i lejon një realiteti shtetëror jo përkatës i zonës euro, siç është Vatikani, të vazhdojë emetimin e monedhës, dikur me një vlerë nominale vjetore prej 1 milion e 74 mijë euro e sot me një kufi që arrin deri më 2 milionë e 300 mijë euro. Gjithnjë më shumë sesa gjysma e monedhës së Vatikanit (51%) duhet të hidhet në qarkullim. Nga ana e tij, shteti i Vatikanit impenjohet të respektojë rregullat për parandalimin e riciklimit të parasë, falsifikimit, mashtrimit si dhe dispozitat mbi bankënotat e monedhat në euro. Vetëm vullneti i mirë i Vatikanit do të konfirmojë linjën e transparencës së premtuar nga presidenti aktual i I.O.R, Ettore Gotti Tedeschi.
- Grupi Dora-Dores
- Alliance of Civilizations: Experiences and Challenges - Press and inter- religious co-habitation in Albania
- Megi Mulita_ Winner of the first prize of the AoC Essay competition
- Krerë të Komuniteteve fetare kërkojnë ndryshimin e ligjit të arsimit të lartë Myslimanët: Mos ndaloni shaminë në shkolla
- Për pasqyrimin në shtypin shqiptar të çështjeve që lidhen me fenë dhe marrëdhëniet ndërfetare (25 Nëntor 2009 - 3 Shkurt 2010)
- Raporti i DASH: Shqipëria respekton liritë fetare
- Realitete osmane në mjedisin shqiptar: islamizimi i shqiptarëve të Maqedonisë (shek. 15-18)
- Pasqyrimi në shtypin shqiptar i çështjeve që lidhen me fenë dhe marrëdhëniet ndërfetare -1 gusht-14 nëntor 2010
- AFALC organizon trajnimin e katert per Gazetarine Nderkulturore
- Fillimet e erës osmane në qytetin e Gjirokastrës



del.icio.us
Digg
Comments (0 posted):
Post your comment