Letër, kryeministrit: Mbroni familjen time - Klodian Cela
Në këtë letër të hapur (e dyta) për kryeministrin e vendit, Klodi, djali që trazoi median, publikun, politikën, me deklaratat e tij mbi homoseksualitetin dhe diskriminimin, kërkon ndihmë.
Ky apel njerëzor i përsëritur duhet të bjerë më në fund në veshë që dinë të dëgjojnë dhe në mendje të hapura që e njohin ndjesinë e solidaritetit human dhe nevojën e shanseve të barabarta në një shoqëri. Qoftë kjo, edhe kaq problematike sa e jona. Më poshtë, letra e Klodit, dërguar dje drejtorit të gazetës Shekulli, Adrian Thano:
Nga Klodian Çela
Në radhë të parë doja të theksoja pozicionin tim përpara publikut. Doja të ngrija dhe njëherë zërin që dikush të më dëgjojë. Ju zgjodha juve si një gazetë serioze për të botuar këtë letër të hapur për kryeministrin e vendit, z.Berisha
I nderuar z.kryeministër!
Kurajoja që kam treguar si Klodi deri tani, do doja t'i shërbente kthimit tim përfundimtar në Shqipëri. Është koha që të kuptohet që unë duhet të qëndroj këtu si shqiptar i denjë, pavarsisht nga orientimi im seksual. Me deklaratat e mia nuk dua të marrë atë që s'më takon. Kërkoj denjësisht një vend në këtë shoqëri. Dhe kjo dihet që fitohet vetëm nëpërmjet punës së ndershme. Ja këtë kërkoj unë si Klodi:
E para, një punë për të filluar jetën time këtu. Është shumë më e thjeshtë ndoshta që unë të largohesha nga ky vend, por do ndihesha gjithmonë një dështak nëse e bëj.
E dyta, me familjen time vallë çfarë do të ndodhë? Ata po vuajnë një fat që nuk e meritojnë. A do të ishte e drejtë që për fajin tim, ata të mos kthehen dot më aty ku kanë lindur e jetuar deri më sot? Unë nuk kërkoj për ta mëshirë por, mbrojtje morale dhe një stabilizim konkret. Nuk dua t'i vras më tepër.
Nuk do të desha që, - pasi këtë rast e ka përmendur deri edhe zonja më e nderuar, sekretaria e shtetit e SH.B.A., Hillari Klinton, - "Klodi" të mbetej thjesht një shou publik. Mendoj që ka ardhur koha që edhe Shqipëria me shoqërinë e saj, të na pranojë. Jo vetëm mua, por edhe ata që ende nuk e kanë kurajën time.
I nderuar z.kryeministër!
Natyrisht mbas ndërhyrjes së Ambasadës Amerikane, zonjës Klinton etj, kam pasur edhe premtime por, konkretisht akoma nuk me kane thirrur askund qoftë edhe për të më dëgjuar. Dua ta theksoj edhe njëherë që në asnjë rrethanë nuk do desha të përfitoja por, me gjendjen që më është krijuar kërkoj ndihmë për vete dhe për familjaret e mi.
Nëna ime ka qarë mjaftueshëm për dhimbjen që unë si krijesa e saj i kam shkaktuar. Do doja që ajo të mos derdhë më lot për dhimbjen që tani po ia krijojnë të tjerët me diskreditimin që po na bëhet.
E bëra këtë letër të hapur, sepse shpresoj që mesazhin tim ta lexojnë, edhe njerëzit me botë dhe shpirt të madh; vetëm ata janë të denjë për ta çuar këtë shoqëri drejt një demokracie të plotë dhe reale.
********************************************
Letra e pare e Klodit ne 25 qershor
Dy dite pas fjalimit te Hillary Clinton per te drejtat e LGBT, Klodian Cela, personazhi i Big Brother i cili u be qender debati pasi deklaroi hapur homoseksualitetin tij i dergon nje leter te hapur kryeministrit z. Sali Berisha dhe kryetarit te opozites, z. Edi Rama. Letra e plote me poshte:
LETER E HAPUR
Drejtuar: Z. Sali Berisha
Kryeministër i Shqipërisë dhe Kryetar i Partisë Demokratike
Z. Edi Rama
Kryetar i Partisë Socialiste dhe Kryetar i Bashkisë Tiranë
Zotërinj,
Sot ndihem i mbështetur në të drejtën time për të jetuar i barabartë mes të barabartëve dhe i respektuar nga mesazhi i datës 22 qershor kur Sekretarja e Departamentit të Shtetit znj. Hillary Clinton më inkurajoi personalisht për hapin që kisha ndërmarrë, ashtu sikurse komuniteti ndërkombëtar dhe një pjesë e mirë e shoqërisë civile në Shqipëri.
Megjithatë nuk mund të mos përcjell publikisht realitetin me të cilin unë dhe familja ime, njerëzit e mi më të dashur, që nga dita kur unë kam dalë nga Big Brother, po përballemi me një realitet të cilin dëshiroj ta ndaj me ju, pasi unë besoj se politikanët e vendit tim duhet të shërbejnë si model për të gjithë shoqërinë.
Unë, familjarët e mi dhe njerëzit e mi më të afërm, po përballemi me një realitet tepër të vështirë. Të drejtat e tyre po shkelen ditë pas dite nga fryma e urrejtjes dhe diskriminimit, për shkak të orientimit tim seksual.
Nuk e doja veten ditën kur pashë Policinë e Durrësit të ushtronin dhunë psikologjike ndaj nënës sime duke i kërkuar me prepotencën që ta jep uniforma të largonte një tezgë të vogël shitjeje me të cilën siguron bukën e gojës. Unë nuk kërkoj të shkelet ligji, por dua që njerëzit të kuptojnë se ajo tezgë është e vetmja mënyrë të ardhurash për familjen time që punon për të mbijetuar, jo për të jetuar, e që tashmë nuk guxon as të ketë një jetë sociale nga frika se njerëzit do t'i tregojnë me gisht.
Që ditën e parë kur unë dola nga Big Brother nisa të kërkoj një vend pune, por ajo që po gjej, në vend të punës, është vetëm urrejtje, homofobi dhe bezdisje e pakuptimtë. Në vitin 2010 unë ndihem i internuar në vendin tim. Në këtë situatë në të cilën unë dhe familja ime ndodhemi sot mund të ndodhen edhe familjet e qindra mijëra të rinjve dhe të rejave në të gjithë Shqipërinë. Cdo shoqëri e hapur dhe demokratike ka për detyrë që ti ofrojë të gjithë anëtarëve të saj mundësi të barabarta për të jetuar të respektuar dhe me dinjitet. Unë besoj se është detyra juaj si politikanë që të promovoni këto vlera në shoqërinë shqiptare.
Sinqerisht,
Klodian Çela
************
Edhe Hillari Klinton në mbrojtje të Klodit..
Që Klodi i Big Brother do ishte një temë e nxehtë bisede në Shqipëri, kjo ishte e dukshme dhe e qartë, por që emri i djalit nga Lezha do përmendej edhe nga vetë Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, këtë pakkujt ia priste mendja.
"Në Shqipëri, një djalë i ri, me emrin Klodian Çela, u shfaq në ekran në një program televiziv popullor të quajtur Big Brother. Shumë shpejt pas kësaj, ambasadori ynë John Ëithers, ishte në television për të shprehur publikisht mbështetjen për këtë djalë.
Ai vizitoi qytetin e tij të lindjes dhe e ftoi atë në Ambasadën tonë, për tu shprehur gjithë shqiptarëve se Shtetet e Bashkuara mbështesin të drejtat e tij dhe respektojnë kurajon e tij" - tha znj.Klinton gjatë një fjalimi ne lidhje me rastet e homofobisë.
Versioni ne anglisht i pjeses se fjalimit:
Hillary Clinton: "In Albania, a young man named Klodian Cela recently came out on a popular television program called Big Brother. Soon after, our ambassador, John Ëithers, ëent on television to publicly express support for this man. He visited his hometoën and he invited him to an event at our Embassy, conveying to all Albanians that the United States supports his rights and respects his courage".
- Grupi Dora-Dores
- Alliance of Civilizations: Experiences and Challenges - Press and inter- religious co-habitation in Albania
- Megi Mulita_ Winner of the first prize of the AoC Essay competition
- Krerë të Komuniteteve fetare kërkojnë ndryshimin e ligjit të arsimit të lartë Myslimanët: Mos ndaloni shaminë në shkolla
- Për pasqyrimin në shtypin shqiptar të çështjeve që lidhen me fenë dhe marrëdhëniet ndërfetare (25 Nëntor 2009 - 3 Shkurt 2010)
- Raporti i DASH: Shqipëria respekton liritë fetare
- Realitete osmane në mjedisin shqiptar: islamizimi i shqiptarëve të Maqedonisë (shek. 15-18)
- Pasqyrimi në shtypin shqiptar i çështjeve që lidhen me fenë dhe marrëdhëniet ndërfetare -1 gusht-14 nëntor 2010
- AFALC organizon trajnimin e katert per Gazetarine Nderkulturore
- Fillimet e erës osmane në qytetin e Gjirokastrës



del.icio.us
Digg
Comments (0 posted):
Post your comment