Hillary Clinton: Mbështes Klodin, djalin guximtar gay në Shqipëri
Sekretarja Amerikane e shtetit Hillary Clinton, gjatë një takimi të mbajtur dje për të drejtat e komunitetit homoseksual, është ndalur në mënyrë të veçantë në rastin shqiptar. Shefja e diplomacisë amerikane ka përmendur emrin e Klodian Çelës, i cili në emisionin televiziv "Big Brother" të "Top Channel" deklaroi se ishte homoseksual. "Në Shqipëri, një djalë të ri i quajtur Klodian Çela, kohët e fundit doli në një program televiziv popullor të quajtur "Big Brother Albania". Më pas ambasadori ynë, Xhon Uidhers, doli në televizion për të shprehur publikisht mbështetjen për këtë njeri. Ai vizitoi vendlindjen e tij dhe e ftoi atë për një vizitë në ambasadën tonë, për t'i përcjellë të gjithë shqiptarëve mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për të drejtat e tij, si dhe respektin për guximin e tij" - tha ndër të tjera sekretarja amerikane e shtetit. Rasti i Klodit të "Big Brother", u bë një çështje në Shqipëri, vetëm dy muaj më parë, ku vetë Klodi, deklaroi gjatë reality show-t se ishte homoseksual. Në vendlindjen e tij në Lezhë, grupe protestuesish, për disa ditë me radhë u ngritën kundër Klodit. Madje, ata detyruan familjarët e tij të lënë shtëpinë e tyre. Pas kësaj, disa ambasadorë, mes të cilëve dhe ambasadori amerikan Uithers, në mënyrë të hapur dolën në mbështetje të Klodit, duke deklaruar se mbështetin të drejtat e liritë e çdo komuniteti seksual. Pas daljes nga emisioni "Big Brother", Klodian Çela ka bërë denoncime në polici për fyerje dhe kërcënime në adresë të tij, ndërkohë që çështja "Klodi" vazhdon të diskutohet në median shqiptare, por ka tërhequr edhe vëmendjen e ndërkombëtarëve.
- Grupi Dora-Dores
- Alliance of Civilizations: Experiences and Challenges - Press and inter- religious co-habitation in Albania
- Megi Mulita_ Winner of the first prize of the AoC Essay competition
- Krerë të Komuniteteve fetare kërkojnë ndryshimin e ligjit të arsimit të lartë Myslimanët: Mos ndaloni shaminë në shkolla
- Për pasqyrimin në shtypin shqiptar të çështjeve që lidhen me fenë dhe marrëdhëniet ndërfetare (25 Nëntor 2009 - 3 Shkurt 2010)
- Raporti i DASH: Shqipëria respekton liritë fetare
- Realitete osmane në mjedisin shqiptar: islamizimi i shqiptarëve të Maqedonisë (shek. 15-18)
- Pasqyrimi në shtypin shqiptar i çështjeve që lidhen me fenë dhe marrëdhëniet ndërfetare -1 gusht-14 nëntor 2010
- AFALC organizon trajnimin e katert per Gazetarine Nderkulturore
- Fillimet e erës osmane në qytetin e Gjirokastrës



del.icio.us
Digg
Comments (0 posted):
Post your comment