AFALC - Albanian Forum for the Alliance of Civilizations: Festivali i 2-te I Letersise minoritare te Europes dhe Mesdheut “Arti i udhetimit Arti i takimit” Festivali i 2-te I Letersise minoritare te Europes dhe Mesdheut “Arti i udhetimit Arti i takimit” ================================================================================ Dorina Ferhati on 07/06/2010 09:33:00 Më 20-23 Maj 2010 u zhvillua në Teramo Festivali i 2-te I Letersise minoritare te Europes dhe Mesdheut “Arti i udhetimit Arti i takimit”, organizuar nga shoqata Langues d’Europe et de la Mediterranée (LEM), Itali. Nga Forumi Shqiptar për Aleancën e Qytetërimeve (AFALC) morën pjesë Znj. Ajsela Spahija dhe Laura Xhaxhiu, të cilat referuan në lidhje me problemet e emigracionit shqiptar në Itali. Tema e këtij viti ju dedikua pakicave arbereshe qe jetojne ne Villa Badessa, provincë e Pescares. Duke u frymëzuar nga imazhet fotografike të realizuara nga artistja italiane Adriana Civitarese shumë artistë u bënë pjesë e këtij festivali me punimet e tyre artistike të zhanreve të ndryshme si pikture, prozë, poezi, video, tekst kënge etj. Shqipëria u përfaqësua nga piktori Mustafa Arapi. Të gjitha punimet artistike gjenden të publikuara në portalin dedikuar këtij projekti: http://portal-lem.com/fr/evenements/festival_litteratures_minoritaires.html