Konferenca“Emigracioni shqiptar në vendet e BE-së – Sfidë aktuale e shoqërisë Shqiptare” 2 Prill 2010
Forumi Shqiptar për Aleancë të Qytetërimeve (AFALC) organizoi Konferencën me titull “Emigracioni shqiptar në vendet e BE-së – Sfidë aktuale e shoqërisë Shqiptare” me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e hapur për Shqipërinë. Aktualiteti i kësaj çështjeje buron nga fakti se Shqipëria renditet sot ndër vendet me fluksin më të lartë migrator. Rreth një e treta e popullsisë është në emigracion.
Përfaqësues të lartë të qeverisë si zëvendësministrja e Arsimit dhe Shkencës, Zonja Nora Malaj dhe sekretari i përgjithshëm i MPJ, Gazmend Turdiu, së bashku me një numër ekspertësh ndër më të njohurit nga fusha e sociologjisë, antropologjisë, të sigurimeve shoqërore dhe të jurisprudencës, trajtuan problematikën komplekse të integrimit të emigracionit shqiptar nga pikëvështrimi i mbështetjes serioze që duhet t’u jepet emigrantëve nga institucionet e shtetit tonë, me qëllim që ky proces integrimi të lehtësohet, por edhe të shoqërohet edhe në ruajtjen e identitetit shqiptar.
Përfundimet e konferences do t’i përcillen në formë rekomandimesh si qeverisë sonë ashtu dhe përfaqësive diplomatike të vendeve me përqëndrim më të madh të emigrantëve shqiptarë, me qëllim për të ndihmuar në përmirësimin e politikave mbi emigracionin.




del.icio.us
Digg
Facebook
Shkruani komentin tuaj. Duhet te jeni anetar i faqes qe te beni komente. Nese jeni anetar futuni ne faqe perpara se te shkruani komentin