Newsletter
Email:
Hyrje | SHQIP | LAJME | Hapet Edicioni i Trete i Konkursit "Nje det me Fjale"

Hapet Edicioni i Trete i Konkursit "Nje det me Fjale"

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

 

 

 

 

Për të tretin vit rradhazi, Insituti Evropian I Mesdheut, antare e Rrjetit Spanjoll  dhe Fondacioni Anna Lindh kane lancuar projektin "Një det me fjalë”.

Ky projekt ka për qëllim të inkurajojë prodhimin e tregimit   të shkurtër (short story) ku do të portretizohen realitete të ndryshme të rajonit Euro-Mesdhetar, përthyer nga këndvështrimi i të rinjve. Për këtë, Fondacioni Anna Lindh në bashkëpunim me IEMed do të organizojnë konkursin Euro-Mesdhetar në gjinine e tregimit të shkurtë, me temë 
drejtësi, barazi dhe përfshirje.  

Target grupi: të rinjtë  nën moshën 30 vjeç, të cilët jane shtetas të një nga dyzet e tre vendet e rajonit Euro-Mesdhetar.

 

Kriteret

*Tregimet duhet të jenë jo më shumë se 2500 fjalë dhe të shkruara në një nga gjuhët    zyrtare të 43 vendet e hapësirës Euro-Mesdhetare.

 *Të jenë plotësisht vepra origjinale dhe të pabotuara më parë. 

* Tregimi duhet të trajtojë cështje të lidhura me dialogun ndërkulturor, sidomos  cështje të një natyre politike, socio-kulturore, ekonomike dhe mjedisore. 

 Të gjithë pjesëmarrësit e interesuar duhet të paraqesin një histori të shkurtër së bashku me të dhënat e tyre personale (emrin, mbiemrin, datën e lindjes, shtetësia, adresa, e-mail dhe telefon), në: concurso@iemed.org  dhe një kopje në adresen info@afalc.org

Afati i fundit i dorëzimit  është 15 shtator 2010. 

 

Seleksionimi I pare I punimeve do të përzgjidhet nga rrjetet kombëtare të Fondacionit Anna Lindh. Në rastin e Shqipërisë përzgjedhja do të bëhet nga Forumi Shqiptar për Aleancën e Qytetërimeve (AFALC). Pesë punimet më të mira të cdo vendi do të përkthehen në gjuhën angleze dhe do tí dërgohen me pas një Jurie ndërkombëtare që  Fondacioni Anna Lindh do të krijojë për këtë qëllim.  Gjithsej do të përzgjidhen 20 tregime.



Fituesit e konkursit do te kenë mundësi të marrin pjesë në :

* Ceremoninë e ndarjes së cmimeve në Barcelonë që do të mbahet me 13 dhe 14 Dhjetor 2010. 

* Aktivitete kulturore në Spanjë 

Gjatë javës së ndarjes së çmimeve, fituesit e konkursit do të ftohen të marrin pjesë në një forum letrar dhe në vizita të tjera kulturore në qytetet e Barcelonës dhe Granada. 

* Workshope Ndërkombëtare  

Gjatë muajve të parë të viti 2011,  fituesit e konkursit do të ftohen të marrin pjesë në dy seminare për letërsinë  të organizuar nga Fondacioni Anna Lindh.

 

Për me shumë informacion mund t’i drejtoheni linkut: http://www.iemed.org/seaofwords/2010/a_introducio.php


 

 

 

 

 

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Shkruani komentin tuaj. Duhet te jeni anetar i faqes qe te beni komente. Nese jeni anetar futuni ne faqe perpara se te shkruani komentin comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • email Email shokeve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst