Newsletter
Email:
Hyrje | SHQIP | LAJME | Hapet Edicioni i katërt i Konkursit të Gazetarisë të Fondacioni Euro-Mesdhetar Anna Lindh 2010

Hapet Edicioni i katërt i Konkursit të Gazetarisë të Fondacioni Euro-Mesdhetar Anna Lindh 2010

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Nga data 10 Prill deri në 10 korrik 2010, gazetarët shtetas të njërit prej 43 vendeve anëtare të Unionit për Mesdheun(UfM) mund të marrin pjesë në Edicionin e Katërt të konkursit për çmimin Mediterranean Journalist Award Anna Lindh 2010. Forumi Shqiptar per Aleancën e Qytetërimeve (AFALC), drejtues I rrjetit te Fondacionit Anna Lindh (FAL) per Shqipërinë, inkurajon të gjithë gazetarët shqiptarë të marrin pjesë në këtë konkurs prestigjoz të gazetarisë euro-mesdhetare. Çmimi Mediterranean Journalist Aëard Anna Lindh 2010, është trofeu më prestigjozë i gazetarisë I rajonit të Mesdheut. Ai do t ‘u jepet gazetarëve të cilët kanë trajtuar në shkrimet e tyre cështjet e diversitetit kulturor dhe dialogut mes kulturave. Kategoritë kryesore per vitin 2010 jane: Cmimi per Gazetarinë e shkruar; Cmimi per Televizionin; Cmimi per Radio; Cmimi per Median On-line; Cmimi per Trashëgimninë Kulturore

Hapet Edicioni i Katërt i Konkursit të Gzetarisë të Fondacioni Euro-Mesdhetar Anna Lindh 2010

Nga data 10 Prill deri në 10 korrik 2010, gazetarët shtetas të njërit prej 43 vendeve anëtare të Unionit për  Mesdheun(UfM) mund të marrin pjesë në Edicionin e Katërt të konkursit për çmimin  Mediterranean Journalist Aëard Anna Lindh 2010.

Forumi Shqiptar per Aleancën e Qytetërimeve (AFALC), drejtues I rrjetit te Fondacionit Anna Lindh (FAL) per Shqipërinë, inkurajon të gjithë gazetarët shqiptarë  të marrin pjesë në këtë  konkurs prestigjoz të gazetarisë Euro-Mesdhetare.

Çmimi Mediterranean Journalist Award Anna Lindh 2010, është trofeu më prestigjozë i gazetarisë I rajonit të Mesdheut. Ai do t ‘u  jepet gazetarëve të cilët kanë trajtuar në shkrimet e tyre cështjet e diversitetit  kulturor dhe dialogut mes kulturave.

 

Kategoritë kryesore për vitin 2010 janë:

a)      Çmimi për Gazetarinë e Shkruar

artikuj të shkruar e të publikuar në gazeta ose revista

b)      Cmimi për Televizion

kronika ose reportazhe televizive transmetuar ne nje ekran televizi

c)       Cmimi për Radio

kronika ose reportazhe radiofonike transmetuar ne radio

d)      Cmimi për Median online

artikuj ose punime të gazetarëve në mediat online

e)      Cmimi për Trashëgiminë Kulturore

një çmim i veçantë për punime gazetareske që pasqyrojnë vlerat e trashëgimisë kulturore në rajonin Euro-Mesdhetar

 

Gjithashtu Cmimi I Karrierës, është një tjetër cmim qe do tí jepet nga Juria Ndërkombëtare e ketij Konkusi, një gazetari ose një institucioni mediatik për angazhim professional në cështjet e dialogut ndërkulturor.

 

Pjesëmarrja

 

Ky konkurs është i hapur për të gjithë gazetarët që janë shtetas të një prej  43 vendeve anëtare të Unionit për Mesdheun.  Punime gazetareske duhet të jenë publikuar  në periudhën  kohore nga 1 Korrik 2009 deri në 10 Korrik 2010.  Prioritet do t’u jepet gazetarëve të rinj.

 

Cmimi

Fituesit e Konkursit Mediterranean Journalist Award Anna Lindh 2010 do t’i tërheqin trofetë e tyrë në një ceremony prestigjioze, e cila do të zhvillohet në Monako, me mbështejten e Princ Albertit II. Në këtë event mesdhetar do të mblidhen së bashku gazetarë, drejtues të medias, përfaqësues nga shoqëria civile dhe personalitete politike nga dy brigjet e Mesdheut.

Vlera monetare e çmimit do të jetë shuma prej 5000 eurosh.

Fituesit do të kenë mundësinë të marrin pjesë në aktivitete të rëndësishme të  Fondacionin Anna Lindh  në rajonin e Mesdheut.

Punimet fituese do të publikohen në një botim special të Fondacionit Anna Lindh dhe do të shpërndahen tek rrjeti i gjerë i FAL ku bëjnë pjese mbi dymijë organizata të shoqërisë civile.

Dorëzimi i dokumentacionit

Dokumentet mund të dorëzohen në mënyrë elektronike duke plotësuar formularin e aplikimit online dhe duke bashkangjitur dokumentat e e kërkuara, ose ju mund ta printoni formularin dhe dërgojeni me postë në adresën e mëposhtme e-mail:

Anna Lindh Fondation
Journalist Award
P. O. Box 732, El Mansheya
Aleksandri 21111
Egjipt

Për më shumë informacion në lidhje me konkursin,  ju lutemi shkruani në:
ingy.sedky @bibalex.org, ndërsa për informacion mbi Fondacionin Euro-Mesdhetar Anna Lindh Foundation kontaktoni ne : laura@afalc.org

 

 

Juria

Juria e Konkursit do të përbëhet nga personalitet e mëposhteme:

1.       André AZOULAY
President i Fondacionit Anna Lindh

2.       Amin MAALOUF (Liban)
Shkrimtar dhe Kryetar i Jurisë

3.       Juan Luis CEBRIAN (Spanjë)
Shefi ekzekutiv i Grupit PRISA

4.       David GARDNER (Britani e Madhe)
Editor I associouar  në gazetën Financial Time

5.       Hala HASHISH (Egjipt)
Drejtuese  e stacioneve televizive satelitore egjiptiane

6.       Alessandra PARADISI (Itali)
Drejtuese e Marrdhënieve me Jashtë në RAI dhe Sekretare e Përgjithsme e COPEAM

7.       Lucian SARB (Rumani)
Drejtor i Edicioneve Informative në  Euroneës

8.       Jean Réveillon (Francë)
Drejtor i Përgjithshëm i Unionit  Transmetimit Europian

9.       Rana SABBAGH (Jordani)
Drejtore Ekzekutive e Reporterëve arab për gazetarinë investiguese

10.   Andreu Claret
Sekretar i Jurisë dhe Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Anna Lindh

 

Për informacion me te zgjruar ju lutem vizitoni faqen: www.euromedalex.org/journalist-award

 

 

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Shkruani komentin tuaj. Duhet te jeni anetar i faqes qe te beni komente. Nese jeni anetar futuni ne faqe perpara se te shkruani komentin comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • email Email shokeve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst