Newsletter
Email:
Poll: Regjistrimi i Popullsise
A jeni dakord qe regjistrimi te behet ne baze te fese dhe perkatesise etnike?
Hyrje | SHQIP | LAJME | Promovimi i librit "Ura mbi det" te autorit Rando Devole

Promovimi i librit "Ura mbi det" te autorit Rando Devole

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Migracioni, i konsideruar si nje nga kater fushat prioritare te aktivitetit te “Aleances se Qyteterimeve” sipas Presidentit Jose Sampaio, Perfaqesues i Larte i Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se per Aleancen e Qyteterimeve, do te jete tema e konferences qe do te organizohet nga AFALC ne bashkepunim me FAI-CISL, ditëne martë 22 prill, në ora 10.00 në ambjentet e Hotel Rogner në Tiranë.

Shqipëria është një nga ato vende që nuk mund të jenë indiferente ndaj problemit të emigracionit, qoftë vetëm për faktin statistikor se pothuajse një e treta e popullsisë shqiptare gjendet tashmë e shpërndarë në Europë e më gjerë për arsye ekonomike. Megjithatë opinioni publik shqiptar pak e njeh realitetin e emigrantëve të vet jashtë shtetit.

Sa janë si numër?

Ku jetojnë?

Çfarë punësh bëjnë?

Si kultivohet identiteti dhe kultura shqiptare në emigracion?

Çfarë problemesh hasin ata  në integrimin e tyre?

Cili është kontributi i emigrantëve për ekonominë e atdheut të tyre?

Çfarë paragjykimesh ka në vendet perëndimore ndaj shqiptarëve?

A ndërveprojnë këto paragjykime me jetën përditshme te  emigrantëve?

Po paraqitjet mediatike a ndikojnë për të krijuar në opinionin publik një frymë antipatie ndaj emigrantëve shqiptarë?

Cili është roli i shoqatave në mërgim?

Pyetjet janë vërtet të panumërta. Emigracioni dhe imigracioni janë i njëjti proces, por i parë nga dy këndvështrime të ndryshme. Në vendet perëndimore, përballë imigracionit, lavjerrësi i opinionit publik luhatet nga paragjykimet dhe frika, deri tek qëndrimet pozitive, gjithnjë në kuadrin e mosnjohjes së dukurisë. Në vendet e prapambetura, emigracioni shihet si rrugëdalje nga hallet ekonomike, kurse emigrantët vetë perceptohen të largët, të rrethuar nga mjegullnaja e padijes, e retorikës dhe e miteve. Në të dyja anët ndihet nevoja për ta  njohur më mirë realitetin.

Këto ishin arsyet që e nxitën Forumin Shqiptar për Aleancën e Qytetërimeve (AFALC) dhe FAI-CISL italian për të organizuar  konferencën me temë “INTEGRIMI E EMIGRANTËVE – SFIDA E PËRBASHKËT”.Rastin e volitshëm na e dha botimi në shqip pas botimit në Itali  i librit “Ura mbi det. Emigracioni shqiptar në Itali”, i sociologut shqiptar dr. Rando Devole, i cili analizon gjerësisht emigracionin e ri shqiptar në Itali.. Libri “Ura mbi det” na mundëson të njihemi me shifrat më të fundit të emigracionit shqiptar në Itali; të dhëna që botohen për herë të parë, jo vetëm për opinionin publik shqiptar, por edhe për atë italian. Sipas vlerësimeve të studimit në fjalë, në fund të vitit 2007, pra vetëm pak muaj më parë, në Itali jetonin 420.402 shqiptarë me qëndrim të rregullt. Natyrisht në këtë shifër impresionuese  që i çon shqiptarët drejt vendit të parë mes vendeve ekstrakomunitare në Itali (nuk janë përllogaritur as shqiptarët që kanë marrë shtetësinë italiane, as ata që jetojnë pa dokumente të rregullta. Pjesa më e madhe e shqiptarëve (mbi 60%) jetojnë në veri të Italisë, kurse krahina veriore e Lombardisë, zë vendin e parë për nga numri i shqiptarëve që banojnë atje (mbi 80 mijë). Libri është i pajisur me analiza e statistika që prekin një sërë temash të emigracionit si: fazat migratore, arsyet e lejeqëndrimeve, shpërndarja në tregut e punës, dërgesat, gjendja civile, gruaja shqiptare, kthimi në atdhe, kriminaliteti në përgjithësi dhe posaçërisht trajtimi i të burgosurve, studentët, mediat, paragjykimet, mitet, mimetizmi, etj. Të gjitha këto e shndërrojnë librin në një “minierë ari” të dhënash dhe njohjesh për emigracionin shqiptar në Itali. Kuadri që del është vërtet interesant. Tashmë emigracioni shqiptar ka hyrë në fazën e stabilizimit, kurse vetë shqiptarët përbëjnë një nga grupet më të integruara në shoqërinë italiane, edhe pse paragjykimet kundër tyre vazhdojnë ende në media. Libri i sociologut Rando Devole, një nga studiuesit më të njohur në Itali në këtë fushë, është i pari në llojin e vet, që jo vetëm i analizon dhe i përshkruan emigrantët shqiptarë, por edhe i rrëfen ata nga brenda, duke na dëshmuar se kemi të bëjmë me një dukuri shoqërore sa të pasur, aq edhe të ndërlikuar. Shkrimet e këtij libri, na kujtojnë gjithashtu, se përtej shifrave statistikore dhe vlerësimeve ekonomike, në radhë të parë qëndron njeriu dhe dinjiteti i tij. Të gjitha këto e bëjnë të domosdoshëm informimin si dhe debatin publik në Shqipëri për një nga temat më aktuale dhe delikate për vendin tonë, siç është emigracioni. Prandaj edhe Forumi Shqiptar për Aleancën e Qytetërimeve (AFALC) e mori iniciativën për të diskutuar rreth këtij argumenti. Si shoqëria shqiptare ashtu edhe politikat publike duhet ta pyesin veten se çfarë qëndrimi duan të mbajnë kundrejt qytetarëve të vet me banim jashtë shtetit. Por që kjo të bëhet me realizëm, përtej thirrjeve retorike dhe demagogjike, duhet njohur dukuria vetë, çka edhe përbën synimin tonë kryesor. Në konferencë do të marrin pjesë përfaqësues të ambasadave të vendeve ku ka përqendrim të madh  të emigrantëve shqiptarë, drejtues të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, të PNUD-it, ambasadori shqiptar në Romë, përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe Cështjeve Sociale, të Institutit të Diasporës në Ministrinë e Punëve të Jashtme, etj.

Konferenca drejtohet nga Presidenti i Forumit Shqiptar për Aleancë të Qytetërimeve, z. Besnik Mustafaj.

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Shkruani komentin tuaj. Duhet te jeni anetar i faqes qe te beni komente. Nese jeni anetar futuni ne faqe perpara se te shkruani komentin comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • email Email shokeve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst