Newsletter
Email:
Hyrje | SHQIP | LAJME | Gratë besimtare, diskutim për pozicionin në shoqëri

Gratë besimtare, diskutim për pozicionin në shoqëri

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font

Forumi Shqiptar për Aleancën e Qytetërimeve dhe Fondacioni Euromesdhetar “Anna Lind”, organizuan dje në ambientet e Hotel “Tirana”, tryezën e rrumbullakët me temën “Gruaja dhe Feja”.

Cili duhet të jetë pozicioni i femrës parë nga këndvështrimi fetar, ç’thonë librat e shenjtë për rolin e saj në familje dhe në shoqëri. Janë këto disa çështje, të cilat vazhdojnë ende të diskutohen, sidomos në shoqërinë shqiptare, e cila për gati 50 vjet e kishte të ndaluar ushtrimin e fesë. Forumi Shqiptar për Aleancën e Qytetërimeve dhe Fondacioni Euromesdhetar “Anna Lind”, organizuan dje në ambientet e Hotel “Tirana”, tryezën e rrumbullakët me temën “Gruaja dhe Feja”. Të pranishëm në këtë tryezë diskutimi ishin përfaqësues të komuniteteve të ndryshme fetare, shoqata të grave besimtare, personalitete të fushës akademike, ekspertë të shoqërisë civile, studente, gazetarë, etj. Kështu, Forumi Shqiptar për Aleancën e Qytetërimeve përfaqësohej nga Laura Xhaxhiu, e cila hapi edhe diskutimin e djeshëm, Komuniteti Mysliman nga Iris Maci, Komuniteti ortodoks nga Sonilja Dedja, Komuniteti katolik nga Estela Dajlani dhe Valbona Duri përfaqësonte shoqërinë civile. Diskutimet u përqendruan në analizimin dhe interpretimin shkencor të rolit të femrës në tre doktrinat kryesore monoteiste fetare, asaj myslimane, katolike dhe ortodokse. Përfaqësuesit e tre komuniteteve fetare bënë një ekspoze të parimeve dhe praktikave të secilit besim, në lidhje me evolucionin e figurës femërore, roli i saj jo vetëm brenda komuniteteve fetare, por edhe në jetën social-politike në të cilën ajo bën pjesë. Megjithë që besojnë në fe të ndryshme dhe praktikat e tyre fetare janë të ndryshme, të gjitha gratë pjesëmarrëse në këtë tryezë binin dakord në faktin që femra besimtare shqiptare, duhet të ketë një vend të respektuar në shoqëri e familje, çka predikohet edhe në shkrimet e shenjta, qoftë Bibla, apo Kur’ani. Sipas përfaqësuesve së komunitetit mysliman, Iris Maci, edhe profeti Muhamed ka thënë se gruaja dhe burri duhet të jenë të barabartë në familje. Tryeza e djeshme, “Gruaja dhe Feja” është pjesë e një debati të hapur publik për çështjet gjinore, me qëllim promovimin e vlerave të femrës si vajzë, grua dhe nënë. Diskutimet e ekspertëve vijuan me pozicionin e femrës besimtare në përballje me sfidat e reja të zhvillimeve globale.

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Shkruani komentin tuaj. Duhet te jeni anetar i faqes qe te beni komente. Nese jeni anetar futuni ne faqe perpara se te shkruani komentin comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • email Email shokeve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst