Newsletter
Email:
Poll: Regjistrimi i Popullsise
A jeni dakord qe regjistrimi te behet ne baze te fese dhe perkatesise etnike?

Historiku

MIRËKUPTIM NËPËRMJET DIALOGUT!

 

 

“Forumi Shqiptar për Aleancë të Qyteterimeve” (AFALC) është krijuar në Tiranë në vjeshtë 2007, me nismën e ish-ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, zotit Besnik Mustafaj dhe me një grup politikanësh, diplomatësh dhe personalitetesh nga shoqëria civile. AFALC radhitet përkrah nismave të tjera të ngjashme në botë, për të punuar në shërbim të konsensusit të gjerë ndërmjet kombeve, kulturave dhe besimeve fetare mbështetur në parimin se të gjitha shoqëritë por edhe të gjitha komunitetet brenda të njëjtës shoqëri, janë të ndërvarura në përpjekjen e tyre për zhvillim, siguri, dhe begati.

 

AFALC e zhvillon veprimtarinë e tij në përputhje me objektivat e Aleancës së Qytetërimeve të OKB-së. Emigracioni, Rinia, Edukimi dhe Media janë katër fushat prioritare të aktivitetit të “Aleancës së Qytetërimeve” të përcaktuara në Raportin e Grupit të Nivelit të Lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

 

AFALC mbështet një mirëkuptim të gjerë ndërmjet komuniteteve të përkatësive etnike e kombëtare, të kulturave dhe besimeve fetare të ndryshme, për të siguruar një  veprim të bashkuar të mbarë shoqërisë në emër të zhvillimit të qëndrueshëm, të sigurisë dhe paqes, të begatisë ekonomike dhe mbrojtjes e përmiresimit të ambientit natyror e shoqëror, ku ndërtohet bashkëjetesa e njerëzve.

 

Pjesë themelore e qëllimit të “AFALC” është promovimi i trashëgimisë shqiptare, ku spikat bashkëjetesa e harmonishme mes komuniteteve fetare myslimane dhe të krishtera, si dhe identifikimi me përparësi dhe paraqitja para publikut e problematikës që mbart konteksti global i marrëdhënieve mes botës islame dhe asaj perëndimore, me objektiv nxitjen e debatit të hapur si rruga më e mirë për të mbrojtur dhe pasuruar vlerat. Shqipëria është e përfshirë tashmë në procesin e integrimit europian. Me dialogun ndërkulturor e ndërfetar, shoqëria shqiptare ka rastin të japë një kontribut të çmuar edhe për familjen europiane.

 

AFALC punon në shërbim të vullnetit politik kolektiv për të tejkaluar paragjykimet, perceptimet e gabuara si dhe çdo lloj polarizimi që i bie ndesh këtij konsensusi.

 

AFALC është pranuar nga Aleanca e Qytetërimeve e Kombeve të Bashkuara (OKB) si focal point për Shqipërinë.

 

Aktualisht, AFALC kryeson Rrjetin Shqiptar të Fondacionit Euro-Mesdhetar Anna Lindh.

 

 

Bashkohuni me Ne