Nga data 10 Prill deri në 10 korrik 2010, gazetarët shtetas të njërit prej 43 vendeve anëtare të Unionit për Mesdheun(UfM) mund të marrin pjesë në Edicionin e Katërt të konkursit për çmimin Mediterranean Journalist Award Anna Lindh 2010. Forumi Shqiptar per Aleancën e Qytetërimeve (AFALC), drejtues I rrjetit te Fondacionit Anna Lindh (FAL) per Shqipërinë, inkurajon të gjithë gazetarët shqiptarë të marrin pjesë në këtë konkurs prestigjoz të gazetarisë euro-mesdhetare.
Çmimi Mediterranean Journalist Aëard Anna Lindh 2010, është trofeu më prestigjozë i gazetarisë I rajonit të Mesdheut. Ai do t ‘u jepet gazetarëve të cilët kanë trajtuar në shkrimet e tyre cështjet e diversitetit kulturor dhe dialogut mes kulturave.
Kategoritë kryesore per vitin 2010 jane: Cmimi per Gazetarinë e shkruar; Cmimi per Televizionin; Cmimi per Radio; Cmimi per Median On-line; Cmimi per Trashëgimninë Kulturore